Derisa për kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur, Duda Balje tha se nuk është befasuar që nuk e ka kuptuar drejt, pasi ajo nuk e flet dhe nuk e kupton gjuhën shqipe.
“Kom pa spote dhe video në Facebook, duke më akuzuar e duke më fyer deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kinse e kam thënë që tema e pagjeturve është ezauru. A din pse, se s’mujsha me ra në një nivel të tillë që me këtë temë me bo kaq shumë politikë. Po s’kam qare pa dalë tash e me reagu. Kushdo që flet shqip dhe kupton shqip këtë e kamë thënë. Unë nuk jam befasuar nga kryetarja e Komisionit Duda Balje që nuk më ka kuptuar drejt, sepse nuk flet shqip dhe nuk kupton shqip, por nga deputet tjerë me të vërtet jam ndje keq dhe po ndjehem edhe sot, me të vërtet është temë e ndjeshme”, shtoi Selmanaj.
I shpejtë ishte edhe reagimi i Baljes, ku përmes një postimi në Facebook tha se nuk është punë e Selmanajt se sa e njeh gjuhën shqipe.
“Zv.kryeministër Selmanaj sa e njoh unë gjuhen shqipe dhe sa e flas nuk duhet të jetë çeshtje e fjalimit tuaj në foltore të Kuvendit. Jam përkushtuar shumë që ta mësoj dhe ta flas gjuhen shqipe.
Dhe per ta kuptuar kur lexoj dhe dëgjoj jam shumë në rregull me gjuhen shqipe. Une, dhe anëtarët e komisionit kemi lexuar emailin që keni derguar ju, shqip ashtu siç ju e keni shkruar.
Për mua çështja e të pagjeturve është dhe mbetet temë që duhet të jetë kryefjala e angazhimit tim dhe me këtë temë nuk bëj politikë”, shkroi ajo.