Ndeshja mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë që po luhet në Pragë e vlefshme për Ligën e Kombeve është shoqëruar me përplasje mes tifozëve shqiptarë dhe çekë.
Shkak janë bërë thirrjet ‘Kosova është Serbi’ nga tifozët çekë dhe simboleve anti-shqiptare në “Epet Arena”.
Tifozët vendas kanë vendosur flamurin serb në hartën e Kosovës dhe kanë përdhosur tre flamuj kuqezi duke i kthyer me kokëposhtë.
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 1- 0 për Republikën Çeke.
Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë me tre pikë, pas një fitoreje 1-2 me Ukrainën pikërisht në këtë stadium dhe një disfate me Gjeorgjinë në Tiranë me rezultatin 0-1.