×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje mes Nagavcit e Rrahmanit, përmendet udhëzimi administrativ e kurrikula e arsimit

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka replikuar deputetin Eman Rrahmani i cili kritikoi fort kurrikulën e arsimit, duke theksuar mënyrën se si mësohet edukata seksuale.

    Nagavci në seancen plenare, tha se Rrahmani po e keqpërdor foltoren e kuvendit.

    “Deputet Rrahmani, në vazhdimësi e keni keqpërdorur këtë foltore për të thënë se vajzat nuk shkojnë në shkollë për shkak të mbulesës. Sot, që po flasim sado që ju jeni munduar që të manipuloni me vajza, me familje, nuk kemi asnjë vajzë që nuk e vijon mësimin”, u shpreh ajo.

    “Andaj kurrikulat janë dokumente publike në webfaqen e Ministrisë së Arsimit, dhe ne kemi publikuar disa herë. Shumë mirë që i përmendët, unë i inkurajoj që t’i lexoni edhe më shumë”, shtoi Nagavci.

    Pas fjalimit të ministres, Rrahmani e replikoi atë, duke i përmendur rastin kur një nxënëse në Pejë, iu ndalua vijimi i mësimit për shkak të mbulesës.

    “Unë ministres i kërkova t’i tregojë popullit se sa para i ka shpenzuar për një agjendë të tillë, mirëpo ministrja doli te udhëzimi administrativ, të cilin edhe pas katër viteve nuk e ka hequr, përmes të cilit një muaj ditë një vajzë në Pejë është ndaluar të shkojë në shkollë”, tha deputeti.

    “Meqë iu bëri thirrje, dhe e promovi që ajo kurrikulë është e dobishme për fëmijët, nxënësit, mësimdhënësit, po ju tregoj edhe pak se çka shkruan në atë kurrikulë, aty thotë se organi gjenital nuk është siç duket në pornografi, shkruan që fëmija mund t’i ketë dy nëna dhe dy baba, shkruan që gjininë që iu kanë treguar prindërit mund të mos jetë e vërtetë, atë do ta kuptoni pas moshës 16 apo 18 vjeçare”, shtoi ai.

    “Kjo është ajo kurrikulë që ti e ke pranuar prej ministrisë, dil prezantoje këtu nëse është sukses, në detaje, mos më lë mua të flas nga këndi im, nëse unë po manipuloj, nëse kam interes personal, dil shpjego”, u shpreh tutje Rrahmani.

    Ministrja pas kësaj tha se ish-deputeti i VV-së po vazhdon të thotë të pavërteta, siç thotë ajo për interesin e vet.

    “Shkurt, deputeti Rrahmani vazhdon që për interesin e vet, të thotë të pavërteta në këtë foltore. Pra, e ke filluar me atë duke e thënë që vajzave po u pamundësohet shkollimi, nuk qëndron, nuk kemi asnjë vajzë që nuk vijon shkollimin”, replikoi Nagavci.

    Para krejt kësaj përplasjese deputeti Eman Rrahmani, në seancën plenare ka ka kritikuar mënyrën se si është shpenzuar buxheti i Kosovës.

    Ai gjatë seancës plenare në kuvend vetëm një pikë në rend dite, që është shqyrtimi i buxhetit prej 3.6 miliardë eurosh, tha se ministrat do të duhej të dilnin e të tregonin se sa janë shpenzuar për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë, e sa për surrograci./Klankosova

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë,...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar Hashim Thaçin në Hagë. “Shpresë, optimizëm dhe një kurajo e jashtëzakonshme që...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për t’i paraburgosur dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan që kishte ndodhur më 7...
    Të tjera
    Vip13 Nëntor 2024
    Leo i ka qëndruar pranë Xhenetës pas situatës me Xuxin. Ai është shprehur se Xuxi është penduar, por sipas tij, nuk arsyetohet...
    Vip13 Nëntor 2024
    Burimi ka vazhduar bisedën me banorët e Big Brother VIP Kosova, në lidhje me aktivitetin e tij në TikTok. Më parë, ai...
    Vip13 Nëntor 2024
    Burimi ka bërë një bisedë me disa nga banorët e shtëpisë, duke treguar për jetën e tij. Ai është shprehur se ka...
    Vip13 Nëntor 2024
    Një debat ka ndodhur sot në mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Gjestit dhe Arionit. Ky debat është bërë për...
    Vip13 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Rovena gjatë një diskutimi, u ka uruar Gresës dhe Vullnetin që t’i rregullojnë raportet. Por, Gresa...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Amerika ka zgjedhur Donald Trump për president. Qasjen që administrata e tij do të ketë ndaj procesit të dialogut për normalizim të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.