Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj i cili është deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se po çuditet nga çasja e PDK-së për projektkodin civil të Kosovës.
Ai tha se dy përfaqësues të PDK-së në komision kanë votuar për, ndërsa tani nuk e kupton se pse tani çasja e PDK-së është ndryshe.
Por, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i anëtarit të PDK-së në këtë komision, Abelard Tahiri. Ai tha se ka votuar për që projektkodin ta dërgojë në seancë që të diskutohet, por se nuk ka thënë që do ta votojë.
“Normalisht u nxita nga deklarimi i kryetarit të komisionit për legjislacion. Nuk është mirë me keqpërdor pozitën e kryetarit të komisionit. Ne kemi thënë që ne e vetojmë e mbështesim që ta dërgojmë në seancë, por nuk thamë që do ta votojmë për. Edhe kjo seancë po shihet se sa e përgjegjshme është kjo mazhorancë”, tha Tahiri.