Një video në ”Tik Tok” po qarkullon teksa shihet Bora Zemani dhe Megi Pojani duke u shtyrë me fjalë gjatë edicionit të së premtës.
Ishte një moment kur Megi i’u është kthyer Borës, teksa kjo e fundit i’a rikujtonte anëtareve komentet negative që i kishin dhënë javën e kaluar Megit.
“Bora a do që të më shajnë? Pse këmbëngul?”, ishte shprehur Megi.
Një tjetër detaj ngre dyshime lidhur me marrëdhënien mes Bores dhe Megit, dhe ky fragment nuk rezulton e ”Youtube”.
Puntata e shkuar e “DWST” në “YouTube”, nuk ka asnjë pjesë nga komentet e jurisë për konkurrentët.
Për këtë gjë ka “reaguar” Bora, përmes një postim në ‘Instastory’.
“Këtu mund të ndiqni episodin e plotë të DWST edhe pse për efekt kohe disa momente janë prerë, por gjithçka tjetër (klipet e konkurrentëve, komentet e jurisë) mund t’i shihni në faqen e Top Channel në YouTube. Ndërkohë ne kemi nisur përgatitjet për super spektaklin e së premtes”, ka shkruar Bora.