Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha, në foltoren e Kuvendit ka folur për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku ka përmendur problemin me ushqim që kishte FSK për disa kohë.
Ai ka thënë se është në rregull që është shkëputur kontrata por sipas tij është dashur t’i jepet tenderi kompanisë tjetër me çmimin më të ulët.
“Mos na flisni për ato qepë, pasul, se na keni bërë hor kësaj radhe edhe që i kanë bërë ministrat e juve. E keni prishur edhe kontratën, mirë ia keni bërë, por në mënyrë korrektive nuk keni vazhduar me zbatimin e Ligjit të Prokurimit për tia dhënë tenderin operatorit më të lirë në radhë”, ka thënë Berisha.
Për çështjen e ushqimit, është deklaruar ministri Maqedonci.
Ai tha se një mijë ushtarakë në Babaj të Bokës kanë ngrënë biftek të klasit të parë të përgatitur nga stafi i Ministrisë.
“Mirëpo ushtarët po vazhdojnë të ushqehen me ushqim në tri shujta dhe sot pikërisht një mijë ushtarakë që i kemi në Babaj të Bokës për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë, i cili është servuar nga stafi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK’së”, tha Maqedonci.
Më pas Berisha tha se nuk e kanë nxjerrë në shesh cështjen e ushqimit por letra e komandantit, Bashkim Jashari.