Takimi i planifikuar sot ndërmjet kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi, dhe përfaqësuesve të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Martinoviq dhe Nenad Mitroviq, nuk u realizua për shkak të, siç thotë Rexhepi kërkesave absurde dhe dashakeqe nga pala serbe.
Rexhepi ka shkuar në rrjetin e tij social “Facebook” se përpjekjet për të shmangur mbajtjen e takimit në ambientet zyrtare të KKSh-së, si dhe kërkesa për largimin e flamurit kombëtar shqiptar, përbëjnë një mosnjohje të hapur të institucionit që përfaqëson shqiptarët në Serbi.
Ai e quajti reagimin e Martinoviqit ndaj pranisë së flamurit një “skenar mediatik të gërditshëm” dhe tha se çdo dialog mbi Planin Aksional 2023–2026 duhet të ndodhë vetëm në nivel të lartë shtetëror.
“Skenari i dobët, i përgaditur vetëm për spektakël mediatik, kinse kryetari i Trupit Koordinues u ndie i befasuar me flamurin kombëtar në zyrën e takimit, ishte skenë sa e gërditshme, po aq denigruese për një përfaqësues shtetëror. Një shfaqje si kjo e sotmja, më së miri dëshmon mbi mosdurimin që ka në përgjithësi kjo garniturë udhëheqëse e Serbisë, e të cilën sot vetëm e interpretoi Aleksandar Martinoviq e Nenad Mitroviq”, ka shkruar Rexhepi.
KKSh ka paralajmëruar se për situatën do të njoftohen ambasadat dhe përfaqësitë ndërkombëtare në Serbi, si dhe autoritetet në Tiranë dhe Prishtinë.
Shkrimi i plotë: