Në edicionin e sontëm të Rubikonit me Adriatik Kelmendit, në mesin e shumë temave u diskutua edhe për ecurinë e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Analisti politik Ilir Deda, komentoi deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, me deputetët e Listës Serbe.
Sipas Dedës, kjo ishte veçsa për ta larguar vëmendjen nga punësimi i familjarëve të anëtarëve të partisë në pushtet.
“Këta u kënaqen duke punësuar familjarë, unë s’po mundem me besu. Unë sa më shumë po e shoh se qysh po qeverisin, unë po pyes: Pse kemi qenë aso opozite në të kaluarën:? Për shumë më pak keqpërdorime ne patëm thënë: Jo, s’bën kështu, s’bën kështu”, tha Deda në Klan Kosova.