Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Bellopojë të Istogut.
Sipas mjekëve, gjendja e të lënduarve është mirë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Aksidentin dhe gjendjen e pacientëve për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 14:20, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në fshatin Bellopojë të Istogut, ku ishin të përfshira një kamion dhe një veturë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 persona dhe sipas mejkëve ata janë jashtë rrezikut për jetë, pra kanë lëndime të lehta”, tha Rugova për Front Online.