Një aksident ka ndodhur në hyrje të Rrëshenit të Shqipërisë.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se drejtuesi i njërit mjet ka mbetur i lënduar, derisa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.