×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Përparim Rama, kryetari që dështoi keq me investime kapitale (Raporti)

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama si dhe ajo e Fushë Kosovës që drejtohet nga Burim Berisha janë në fund të listës sa i përket shpenzimit të buxhetit për investime kapitalë gjatë vitit 2023.

    Bazuar në dokumentet e siguruara nga Front Online shihet se komuna e Prishtinës gjatë vitit që lamë pas për investime kapitale ka shpenzuar vetëm 42 % të buxhetit që ka pasur në dispozicion, deri sa komuna e Fushë Kosovës ka shpenzuar 41 % të buxhetit të dedikuar për investime kapitale, raporton Front Online.

    Me realizim të buxhetit për investime kapitale qëndrojnë keq edhe tre komunat veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok ku gjatë vitit që lamë pas asnjë cent nuk e kanë shpenzuar për investime kapitale.

    Jo mirë me shpenzim të buxhetit për investime kapitale gjatë vitit 2023 nuk qëndron as komuna e Gjilanit e cila ka shpenzuar vetëm 79 %, komuna e Hani Elezit me  72 %, Kamenicës me 75 %, Mitrovicës më 76 %, Junikut me 77 % si dhe Prizreni me 78 %, raporton Front Online.

    Obiliqi kampion

    Prej komunave Shqiptare komuna e Obiliqit është kampion sa i përket shpenzimit të buxhetit për investime kapitale, ku gjatë vitit që lamë pas sipas dokumenteve të siguruara nga Fron Online shihet se e ka shpenzuar 100 %. Po ashtu buxhetin prej 100 % për qind për investime kapitale e ka shpenzuar edhe komuna e Mitrovicës veriore si dhe komuna e Parteshit, raporton Front Online.

    Komuna e Ferizajt, ajo e Rahovecit dhe Malishevës sipas të dhënave të siguruar shihet se gjatë vitit që lamë pas kanë realizuar 99 % të buxhetit të paraparë për investime kapitale. Komuna e Skenderajt me 96 % të buxhetit të realizuar për investime kapitale është e shtata në listë, deri sa Peja me 95 % të buxhetit të shpenzuar për investime kapitale është në vendin e tetë në listën e siguruar nga Front Online.

    Me shpenzim të buxhetit për investime kapitale qëndron  mirë edhe komuna e Mamushës me 95 %, komuna e Deçanit me 95 %, komuna e Vitisë me 94%, komuna e Shtimjes me 91 %, si dhe komunat e Drenasit, Istogut dhe Vushtrrisë me nga 90 %.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Prill 2025
    Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në fshatin Lipovec të Gjakovës....
    Lajme06 Prill 2025
    Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar është një problem i madh, që po ndikon negativisht në përfshirjen e këtyre...
    Lajme06 Prill 2025
    Konkurset për pranimin e punonjësve në institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Graçanicës, afër Prishtinës, janë anuluar në mbrëmjen e 5...
    Të tjera
    Lajme06 Prill 2025
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Pejë. Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se në vendin...
    Lajme06 Prill 2025
    Në një kohë kur punonjësit e sektorëve të sigurisë dhe shërbimeve të emergjencës janë angazhuar vazhdimisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë,...
    Lajme06 Prill 2025
    Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar, ditën e djeshme si pasojë e shembjes së dheut, teksa po...
    Lajme06 Prill 2025
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave...
    Lajme06 Prill 2025
    Në Serbi po vazhdojnë protestat kundër regjimit të Aleksandar Vuçiq, ndërsa Sonja Biserko, udhëheqëse e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e...
    Lajme06 Prill 2025
    Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut dje në Veternik të Prishtinës. Viktima është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.