Kryetari i Komisionit të gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Kosovës, Përparim Hasani, tentoi të sulmonte fizikisht gazetarin e “Insportit”, Arbnor Luta, sonte në stadiumin “Fadil Vokrrin”, ku po zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet KF Dukagjinit dhe KF Llapit.
Hasani, ish gjyqtari i njohur i elitës së futbollit tonë, tentoi të sulmonte gazetarin Luta, por fal ndërhyrjes së shefit të sigurimit të stadiumit, Patriku Mazreku më e keqja u evitua.
Ngjarja ka ndodhur në ashensorin e stadiumit, në të cilin ishin tre persona. Në ashensor ishin gazetari Luta, shefi i sigurimit të stadiumit dhe një zyrtar i FFK-së.
Luta ishte në përcjellje nga Mazreku duke u larguar nga stadiumi. Në këtë moment, Hasani u vërsul në drejtim të Lutës duke e ofenduar dhe kërcënuar se do të ketë punë me të, ani pse sonte nuk kishin fare kontakt me të apo ndonjë punë zyrtare.
Pas ndërhyrjes së Mazrekut, Luta u largua nga stadiumi.