Para stacionit të policisë në Mitrovicë të Veriut është duke u protestuar rreth arrestimit të kryetarit të “Demokracisë Serbe” Aleksandar Arsenijeviq.
Ai u arrestua dje pasi sërish përmes fishkëllimave me bilbil kundërshtoi vizitën e kryetarit të Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq në shëtitoren atje, raporton Kossev, transmeton Klankosova.tv.
Politikani serb nga veriu ishte ndaluar për 48 orë.
Kështu tha në një komunikatë të mërkurën partia të cilën ai e drejton.
Aty u tha poashtu se vendimi ishte marrë pasi i njëjti, “së bashku me qytetarët e tjerë ka shprehur me zë të lartë pakënaqësinë e tij sot duke përdorur një bilbil në prani të kryetarit” të Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq.