Mbrëmë në natën e spektaklit të “Big Brother VIP” pati befasi të ndryshme për banorët, por që nuk munguan edhe debatet mes banorëve dhe opinionistëve në studio.
Einxhel Shkira dhe opinionistja Balina Bodinaku kanë diskutuar me njëra-tjetrën lidhur me deklaratën e Einxhel se Balina e ka akuzuar se ka përdorur gjuhë seksiste dhe se ajo do që ta nxjerrë Beniadën jashtë shtëpisë.
“Prej disa puntatash marrë disa komente që nuk më përkojnë. Vazhdimisht më kanë rënduar dhe unë stepem të veproj. Dhe çdo gjë që dua të bëj stepem sepse thonë se jam lojtare. Pse çdo gjë që unë them është e gabuar? Në këtë situatë që unë ndodhem këtu të më akuzosh.”, tha Einxhel.
Ndërkohë, Balina iu përgjigj duke sjellë në vëmendje debatin mes Donaldit dhe Einxhel. Sipas Balinës, Einxhel ka përmendur emra të tjerë nga jashtë për të sulmuar aktorin.
“Ti përfshive disa gra të tjera dhe i përdore duke i kthyer në instrumenta kundër Donaldit.”, tha Balina mes të tjerash.
“Einxhel në këtë shtëpi hyri me një kauzë, si një grua e pavarur që do të angazhohet për të fuqizuar gratë e tjera. Ti nga dhoma e rrëfimit fole si një seksiste duke thënë që ti njihesh prej partnerit tënd. Ti i përdore disa gra të tjera jashtë shtëpisë në instrumenta si një sulm ndaj Donaldit, ti u shprehe se ty nuk të plas për faktin që i kishe futur këto gra në shtëpi.”, tha Balina.
Ndërsa Einxhel ia ktheu: “Nuk ka qenë asgjë seksiste përpos një fakti që unë e di ashtu, se nuk i hoqa vlerat si burrë unë. Nuk fola për një burrë që e njoh prej gruas.”