Dita e dielë, 16 tetor, nuk ishte ditë e zakonshme e vjeshtës. Rrezet e diellit kishin përqafuar Parkun e Gërmisë, kurse Amfiteatrin në Gërmi e kishin “pushtuar” ansamblet nga trevat e shqiptare. Të rinj dhe të reja po sfidoheshin në lojërat dhe garat tradicionale.
Pjesa artistike e programit ishte e mbushur me këngë e valle nga tradita burimore, duke vijuar më pas me garat, të cilat zgjuan interesimin e të pranishmëve dhe po lajmëroheshin vazhdimisht me qëllim që të bashkoheshin në lojërat të cilat ishin pjesë e programit, pjesa më e madhe e të cilave, të panjohura për audiencën me moshë të re.
Ky edhe synimi i Albaniadës, që me kohë të krijohet diçka unike në botë, ngjajshëm me popujt tjerë të cilët kanë kulturën e tyre, të pasur po aq sa kultura jonë. Lojrat tradicionale shqiptare paraqesin një thesar të trashëgimisë kulturore të krijuar ndër shumë shekuj.
Nëpërmjet tyre, populli ka shfaqur prirjet dhe aftësitë e veta, temperamentin, qëndresën, shkathtësinë, forcën, guximin, optimizmin dhe veti të tjera fizike e shpirtërore.
Kjo trashëgimi u vendos në Albaniada 2022, përmes lojërave, muzikës, humorit e valles tradicionale.
Lista e lojërave dhe garave të cilat u prezentuan në Albaniada 2022 ishin: tërheqja me litar, vrapimi me thes në këmbë, marrja e shamisë, rrëzimi i duarve, kulla dhe shumë lojëra të tjera.si dhe shumë lojëra të tjera tradicionale.
Në pjesën e programit artistik, ansamblet pjesëmarrëse u prezentuan me potpuri, këngë e valle të shoqëruara me lojëra popullore, koreografi të valleve të Karadakut, Suitë Malësie, valle me motive tiranase, festa e vjeljes së mollave si dhe numër i konsideruar i koreografive tjera.
Festivali u përmbyll me ndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit, mbështetësit dhe partnerët të cilët e bënë të mundur realizimin e këtij projekti me rëndësi.
/ Front Online /