Një në çdo 1000 fëmijë ka humbur nënën ose babain nga Covid-19, sipas studiuesve nga Fondi i Spitalit të Bashkuar dhe Grupi i Boston Consulting, raportojnë mediet amerikane, transmeton lajmi.net.
Raporti, botuar këtë muaj, shikonte ndikimin e pandemisë COVID-19 mbi fëmijët në shtetin e New York.
Studiuesit zbuluan se nga katër milionë fëmijët e shtetit nën moshën 18 vjeç, rreth 4200 përjetuan një vdekje prindërore nga koronavirusi midis marsit dhe korrikut të vitit 2020.
Shifra prej 4200 fëmijëve përkthehet në një në çdo 1000 fëmijë që kanë humbur një prind nga COVID-19.