Një përleshje fizike ka ndodhur pak më parë mes disa personave në qendër të Prishtinës, saktësisht në rrugën ”Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Përpos rrahjes në këtë përleshje janë përdorur edhe armë të ftohta.
Lajmin për Front Online, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se një person është therur me thikë. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente , dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit Policor kanë nisur një hetim me rrethanat e këtij rasti”,ka thënë Ahemti./FrontOnline