Katër persona në Gjilan kanë pranuar tretman mjekësor.
Kjo, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit prokurorit pas intervistimit tre prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje ndërsa njëri nga ta lirohet në procedurë të rregullt.
“Rr.”Halim Orana”,Gjilan 29.09.2022-12:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje ndërsa njëri nga ta lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online