Dy persona në Podujevë janë përleshur dje ems vete rreth orës 17:00 në rrugën “Xhemaj Mustafa”.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë ëpr Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta”, ka thënë Borovci për FrontOnline.
Sipas tij, nga përdorimi i tyre njëri nga ta marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar edhe të dyshuarin;
E. H, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilin e ka shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq ka gjetur dhe sekuestruar;
Dy mjete të mprehta ( thika)
Një boks metali
Një shufër metalike, si dhe,
Një mjet të mprehtë shpues.
Sipas tij, pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është hapur rasti lëndim i rëndë trupor, për tu proceduar më tutje./FrontOnline/