Pas një mosmarrëveshje, disa persona janë përleshur mes vete në Vushtrri.
Sipas Policisë, nga kjo përleshje një person është therur me thikë dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Tre persona janë arrestuar, mirëpo njëri është dërguar në mbajtje e dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“VRASJE NË TENTATIVË- Vushtrri 23.05.2023-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave ka ardhur deri te rrahja, ku si pasojë lëndime trupore nga therrja me thikë ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin tre meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa njëri dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online