Një përleshje fizike mes katër personave dje në Vushtrri ka përfunduar në të shtëna me armë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një shkop bejsbolli, ndërsa një pistoletë e dyshuar për përdorim gjatë incidentit është sekuestruar nga njëri prej të dyshuarve, transmeton Klankosova.tv.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga ta është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.