Një përleshje e rëndë ka ndodhur dje në Burgun e Dubravës, rast të cilin policia e ka klasifikuar si “tentim vrasje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Këto dy vepra dyshohet se i ka kryer një person që po vuan dënimin në këtë Qendër Korrektuese.
I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat.
I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
“Qendra Korrektuese Dubravë 17-18.11.2022 – 18:35-10:20. Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet nw raport./Front Online