Ndeshja përcaktuese gjysmëfinale në “Play-Off”-in e Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë.
Deri të ndërprerja ka ardhur si pasojë e një përleshje masive e cila ka ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Pejanët ishin të parët që reaguan përmes faqes zyrtare të klubit duke akuzuar vendasit se kanë sulmuar basketbollistët e tyre.
Së fundmi ka reaguar edhe klubi i Ponte Prizrenit e cila fillimisht akuzon basketbollistin Dardan Berisha, të cilit i referohen si “ish-reprezentuesi polak” duke pretenduar se ka provokuar dhe ofenduar bankën rezervë të tyre dhe gjyqtarin Mumini.
Ponte gjithashtu ka akuzuar edhe komisarin e garave, Faton Kurshumliun.
Ky është reagimi i plotë i Ponte Prizrenit për ngjarjen në Prizren (pa ndërhyrje):
“Ndërpritet ndeshja në Prizren!
Ngjarje jo e këndshme në ndeshjen e 5 të gjysëmfinales së playoffit.
Fund qerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rënd jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pat autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë, si pasojë e kësaj lojtarët Pejanë konkretisht Brandon Ëalters sulmoi lojtarin Leurit Morina (të mitur) 17 vjeq.
Kjo erdhi në saje të neglizhencës të Komesarit garave Faton Kurshumliu i cili me delegim karastrofik të gjyqtarëve e solli fatin deri te përleshja.
Të lënduarit kanë hapur rast dhe kanë marrë trajtimin nga emergjenca dhe është hapur rasti në polici.
Kryesia e klubit tani do merr vendim për hapat e mëtutjeshëm“.