Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar ashpër pas përleshjes masive në ndeshjen mes Prizrenit dhe Pejës.
Në fund të ndeshjes së djeshme, basketbollistët dhe stafi i të dyja skuadrave u përfshinë në një incident, shkruan FrontOnline.
Pas kësaj ngjarjeje, Çeku ka ftuar në takim drejtuesit e Federatës e Basketbollit e Kosovës.
https://www.facebook.com/ceku.hajrulla/posts/1101088000401784?__cft__[0]=AZWpvt6EJMXOc-DeYRu_9Ha_jErqqVi4qpwoxy-C8DF55gHdOZwApE30Pyc0yidnSjKdrlcvjseNbQbG_EnCjbIjrsrmUgg22BGgNplOj2JiCHkCDkBSFFVhCsJbP4iFqn-MdZ3VoXyedgyyY4QZh1-4&__tn__=%2CO%2CP-R
Reagimi i plotë i tij:
“Shqetësuese janë ngjarjet nga takimi i sontëm basketbollistik mes KB Ponte dhe KB Peja në Prizren, i ndërprerë me vendim të gjyqtarëve. Por, nuk do të kalojnë pa adresim të përgjegjësisë dhe marrje të masave. Sulmet fizike, fyerjet e veprimet tjera anti-sportive do të marrin përgjigjen e merituar. Jemi duke i grumbulluar të gjitha informatat për incidentin. Për nesër kam ftuar në takim Federatën e Basketbollit të Kosovës, ndërsa të enjtën do të ftojmë takimin e Këshillit kombëtar për parandalimin e dhunës dhe dukurive negative në sport. Ndërkohë presim edhe raportin e Policisë së Kosovës për rastin“./FrontOnline/