-->
×
  • Kronika
  • Kronika

    Përleshja e nxënësve në Mitrovicë: Gjendet një gëzhojë plumbi, policia në kërkim të armës

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Katër gjimnazistë janë përleshur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Arsye e përleshjes po del të jetë një zënkë e çastit e cila ka çuar deri në sherrin fizik mes të miturve.

    Të hënën e kanë nisur me sherr në mes vete katër nxënës të gjimnazit të Mitrovicës. Para se të shkonin në shkollë, si pasojë e një zënke të çastit ata i kanë çëruar hesapet me grushte.

    Nga kjo përleshje, njëri nga katër të përfshirët ka marrë lëndime trupore, por njëjtë si bashkëmoshatarët e tij, është intervistuar nga ana e policisë.

    Madje, në rrugën ku janë përleshur është gjetur edhe një gëzhojë plumbi. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar për Gazetën Express se policia është në kërkim të armës e cila dyshohet të jetë përdorur.

    Zahiti ka bërë të ditur se lëndimet që i ka pësuar njëri nga të miturit, nuk kanë ardhur nga përdorimi i armës.

    “Policia është në kërkim të armës së zjarrit e cila dyshohet se është përdorur, për shkak se është gjetur një gëzhojë e plumbit në vendngjarje. I mituri që është lënduar, nuk i ka lëndimet nga arma”, ka thënë Zahiti.

    Ai ka bërë të ditur se përleshja ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Mitrovicë.

    Po ashtu, Zahiti ka theksuar se të miturit janë intervistuar, ndërkaq do të intervistohen edhe persona të tjerë, qoftë të dyshuar apo dëshmitarë.

    “Duket se ka qenë zënkë e çastit, pasi nuk është raportuar për ndonjë problem që i paraprinë përleshjes”, ka theksuar Zahiti.

    Ndërkaq, medie mëson se të miturit të cilët janë përleshur janë nxënës të gjimnazit, e pas përleshjes kanë hyrë në shkollën që gjendet afër rrugës ku ka ndodhur përleshja./Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika02 Prill 2025
    Brenda dhjetë ditëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur pesë vrasje me armë zjarri. Më 23 mars, në Vushtrri, një 19-vjeçar u...
    Kronika02 Prill 2025
    Një person është arrestuar nga policia në Prizren. Ai dyshohet për një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur më 24...
    Kronika02 Prill 2025
    Mëngjesin e së hënës është regjistruar një vdekje e dyshimtë në Zubin Potok. Sipas raportit 24 orësh të policisë, një person është...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi është takuar sot me Drejtoreshën e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Variantet e reja të virusit SARS-CoV-2, më shumë se pesë vjet pas shpalljes së pandemisë COVID-19, po shfaqen rregullisht në Australi. Varianti...
    Lajme02 Prill 2025
    I është dhënë lamtumira e fundit policit dhe ish-ushtarit nga Kaçaniku, Muhamet Lika. Polici dhe ish-ushtari nga Kaçaniku, Muhamet Lika, ka humbur...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti është dënuar me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Kjo pasi, i parti...
    Lajme02 Prill 2025
    Janë zhdukur sende me vlerë totale prej mbi 370 mijë eurosh. Autori u dënua me katër vjet e katër muaj burg ose...
    Sport02 Prill 2025
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, të mërkurën ka publikuar listën e Dardaneve për ndeshjen e muajit prill të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.