Policia në Prizren raporton se pas një mosmarrëveshjeje, në rrugën Adem Jashari janë përleshur fizikisht mes vete shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë.
Si pasojë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ne mes vete shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasojë katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online