Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.
Abrashi tha se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.
“Lusim vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor”, ka shkruar Abrashi.
Kujtojmë se ditët e fundit kanë qenë të ftohta dhe me ngrica, ndërsa reshjet e sotme me borë kanë shkaktuar disa aksidente në disa qytete në Kosovë.