HSC Kreuzlingen ka befasuar me rezultate të mira në edicionin aktual të Superligës së Zvicrës në hendboll.
Kreuzlingeni, ku ndihmës-trajner është kapiteni ynë, Valon Dedaj, do të luaj në plejof të kampionatit të Zvicrës për herë të parë. Prej më meritoreve për këtë sukses është hendbollistja jonë, Pashke Marku, përcjell FrontOnline.
Pashkja ka vazhduar kontratën me Kreuslingenin edhe për dy vite dhe për këtë të martën ka shkruar edhe faqja zyrtare e Federatës së Hendbollit të Zvicrës.
Pashke Marku, sipas shkrimit të federatës zvicerane, ka vazhduar edhe për dy vite përkundër ofertave që kishte nga Gjermania.
“Ne jemi të lumtur që Pashkja ka vazhduar kontraten me ne dhe kështu është treguar lojale”, kanë thënë zyrtarë të klubit.
Pashke Marku (22) nuk ka luajtur një kohë për Komëbtaren tonë, por presim që të jetë në ekip për ndeshjet që i luajmë në fillim të qershorit në Prishtinë./FrontOnline/