×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkrahen bizneset në Obiliq që janë përballur me vështirësi gjatë pandemisë Covid-19

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e bizneseve të vogla, të mesme dhe gastronomitë që operojnë në komunën e Obiliqit, fillimisht i njoftoj për të gjithë aktivitetin e institucionit komunal lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, shprehi falënderimin e tij për bashkëpunimin e treguar nga ana e bizneseve, duke qenë kështu të bashkuar në parandalimin dhe luftimin e kësaj pandemie.

    Në këtë takim, njoftoj të pranishmit me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me programin e rimëkëmbjes ekonomike, ku komuna e Obiliqit ka përfituar mjete prej 290,530.18€, këto mjete janë dedikuar për sektorët më të prekura nga pandemia Covid-19; shëndetësia, bujqësia dhe ekonomia.

    Kësisoj, për të përkrahur bizneset që të vazhdojnë punën pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia, për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, individuale dhe gastronomitë, komuna e Obiliqit ka ndarë vlerën prej 130.000.00€, ndërsa për sektorin e bujqësisë janë ndarë 70,580.00€, në total 200,580.00€.

    Të gjitha bizneset kanë pranuar formularin e aplikimit nga ana e zyrtareve të DEFZH-së dhe afati i fundit për dorëzim është data 28 tetor 2020 ( e mërkurë) ora 16:00, pas vlerësimit nga ana e komisionit, do bëhet kategorizimi i bizneseve dhe do të përcaktohet shuma e subvencionimit, e cila do të jetë solide por që do të ndikojë sadopak në rimëkëmbjen e veprimtarisë së tyre.

    Në kuadër të këtij programi për rimëkëmbje, komuna e Obiliqit ka ndarë vlerën prej 90,000.00€ për sektorin e shëndetësisë të dedikuara për testime serologjike.

    Gashi, ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e bizneseve për prezencën e tyre, ku theksoj se: “Situata me pandeminë Covid-19 ka vështirësuar secilin sektor, por përkrahja dhe mbështetja për bizneset do të vazhdojë në mënyrë të krijohet një stabilitet socio-ekonomike.“

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski bashkë me delegacionin e tij. Ata u mirëpritën me ceremoni zyrtare....
    Lajme18 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër në distancë u zhvillua sot mes kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli dhe ministrit të Bujqësisë,...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Besim Nebiu, për FrontOnline, ka folur për takimin mes dy qeverive të hënën në Prishtinë. ‘’Në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Policia në Gjilan ka gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Disa persona dyshohet se kanë vjedhur ari dhe gjësende të ndryshme në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Lidhur me rastin, policia...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Ka vdekur në QKUK personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. I ndjeri u aksidentuar më 5 nëntor në kryqëzimin...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Një burrë është arrestuar në Leposaviq, i cili dyshohet se ka incizuar fshehurazi të dashurën e tij serbe, derisa ajo ishte në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Një grua është gjetur pa shenja jetë në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë. Sipas raportit policor, viktima nuk kishte shenja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.