×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përkeqësohet kriza e urisë në Siri

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Siria do të përballet me një krizë urie të pa paraparë deri tani, me më shumë se 9,3 milionë njerëz që janë në mungesë të ushqimit adekuat, gjersa shpërthimi i koronavirusit mund të përkeqësohet në këtë shtet, kanë thënë agjencitë e OKB-së të premten, shkruan Reuters.

    Programi Botëror i Ushqimit (WFP) tha gjatë një takimi në Gjenevë se në gjashtë muajt e fundit, numri i njerëzve që nuk kanë gjëra elementare për të ngrënë është rritur për 1,4 milionë.

    Edhe çmimet e ushqimeve janë shtrenjtuar për 200% brenda në më pak se një vit për shkak të rënies së ekonomisë në Libanin fqinj, dhe për shkak izolimit të Sirisë si rezultat i pandemisë së COVID-19, ka thënë zëdhënësja e WFP-së Elisabeth Byrs.

    Pas nëntë vjetëve të konfliktit të armatosur, më shumë se 90% e popullatës së Sirisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë, andaj skamja dhe nevojat humanitare janë në rritje e sipër, tha Akjemal Magtymova, përfaqësuesja e OBSH-së për Sirinë, transmeton KOHA.

    Më pakë se gjysma e spitaleve në Siri janë funksionale, gjersa gjysma e fuqisë së punëtorëve mjekësorë kanë ikur që nga nisja e konfliktit, ka thënë ajo, duke shtuar se ata që kanë mbetur po përballen me “rrezik të vazhdueshëm të kidnapimit dhe vrasjeve”.

    Autoritetet kanë raportuar 248 infektime me koronavirus, përfshirë 9 vdekje në rajonet që kontrollohen nga qeveria, ndërsa pesë raste dhe një vdekje janë regjistruar në verilindje të Sirisë e cila administrohet nga Kurdët, tregojnë shifrat e OBSH-së.

    “Numrat zyrtarë paraqesin një numër tepër të vogël të shifrave reale në Siri” tha Richard Brennan, drejtori rajonal i emergjencave në OBSH.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Studentët në bllokadë kanë njoftuar se protesta e nesërme në Beograd do të fillojë në orën 16:00 para Kuvendit të Serbisë. Ata...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditës e enjte në Shkodër, ku një ambulancë është aksidentuar me një veturë. Si pasojë, ka...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Gjashtë anëtarë të një familjeje janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur ura...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile....
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga LDK ka deklaruar se Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, deri më tani nuk ka pasur asnjëherë vullnet...
    Lajme14 Mars 2025
    Deputeti i VV-së, Sali Zyba, është zyrtari i vetëm i pushtetit, i cili në mënyrë indirekte, ka komentuar vizitën e ish-presidentit Hashim...
    Lajme14 Mars 2025
    Rikthimi disa orësh i Hashim Thaçit nga Haga vetëm sa për të vizituar prindin e tij të sëmurë në Klinikën e Sëmundjeve...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-kandidati i VV-së për deputet, Xhavit Drenori, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka bërë me dije se...
    Lajme14 Mars 2025
    Gjenerali komandues i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, Christopher Donahue ka vizituar ushtarët dhe drejtuesit e Komandës Rajonale Lindore në Kampin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.