Turneu i tenisit ATP në Rio de Zhaneiro është anuluar për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë globale COVID-19 në Brazil, ka njoftuar organizatori.
Turneu duhej të niste në shkurt të këtij viti, por ai u shty, shkruan FrontOnline.
Ndërkaq, dje, u anulua përfundimisht ky turne prestigjioz.
Organizatori njoftoi se turneu tjetër në këtë qytet do të mbahet në vitin 2022.
“Rio Open” së fundmi herë u mbajtë në shkurt të vitit 2020, disa ditë para se të vinte rasti i parë me virusin korona në Brazil.
Vetëm në muajin e kaluar, në Brazil vdiqën më shumë se 66 mijë njerëz./FrontOnline/