×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të bllokuara në Kukës, Has e Tropojë

    FrontOnline
    23 Nëntor 2024

    Në Shqipëri, orët e vona të mbrëmjes u shoqëruan me stuhi dhe rrebeshe shiu, duke shkaktuar vërshime në rrugë dhe rrëshqitje masive të gurëve dhe inerteve.

    Rruga Kukës-Shishtavec u bllokua gjatë natës pas rrëshqitjes së një masivi gurësh që ranë nga skarpatet anësore, në afërsi të fshatit Lojmë. Fatmirësisht, në momentin e rrëshqitjes nuk pati qarkullim mjetesh apo qytetarësh.

    Kompania sipërmarrëse ka nisur punën për largimin e gurëve nga rruga dhe sigurimin e skarpatit nga rrëshqitje të tjera të mundshme.

    Në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit, reshjet e shiut u kthyen në reshje dëbore, ndërsa temperaturat ranë ndjeshëm. Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, për të cilat po punohet nga grupet e punës të OSHEE-së, shkruan A2.

    Nga informacioni i marrë nga KMC, mësohet se në territorin e Kukësit dhe Hasit kanë vazhduar reshje të dobëta bore, ku në Shishtavec trashësia arrin deri në 3 cm. Ndërkohë, deri në këto momente, nuk ka reshje bore në zona të tjera. Aktualisht, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme normalisht, përfshirë edhe Rrugën e Kombit. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi opinionin në Shqipëri. Institucionet, familja, shkolla,...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Erin...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani të mbajtur me rastin e fundvitit, ku e para...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë njëherësh kandidat për deputet, Ekrem Hyseni, ka marrë pjesë gjatë ditës së sotme në zbulimin...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi opinionin në Shqipëri. Institucionet, familja, shkolla,...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovë, e cila po mban ‘’Turneun e Ndryshimit’’ nëpër qytetet e Kosovës, tash e një kohë, sot do të...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Sot u shënua 24-vjetori i vrasjes së aktivistit politik e intelektualit, Xhemail Mustafa. E Presidenca e ka kujtuar përmes një shkrimi në...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, e ka cilësuar projekt “Super Puna” si mashtrim ndaj qytetarëve. Shala thotë për “Front Online”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.