×
  • Opinione
  • Opinione

    Përgjimet – me mosdëgjueshmëri qytetare duhet ndalur pushtetin kuisling të Kurtit që qeverisë në koordinim me Beogradin

    Hisen Berisha
    10 Tetor 2024

    Shkruan Hisen Berisha:

    Pas publikimeve të reja të bisedës telefonike mes kryetares së Grupit Parlamentar të LVV-së dhe Radoiçiqit, mendoj se një situatë e tillë kërkon një reagim të shpejtë dhe të vendosur brenda parlamentit, deri në mosdëgjueshmëri qytetare.

    Një hetim korrekt dhe i thellë është i nevojshëm për të siguruar që çdo vendim i marrë të jetë i bazuar në fakte dhe jo thjesht në perceptime, si dhe për të hetuar deri ku shkon dëmi politik i shkaktuar ndaj vendit dhe qytetarëve, me theks në dialog dhe marrëveshjet antikushtetuese e dokumentet që janë prodhuar në proces, e që përbëjnë detyrime kontraktuale ndërkombëtare për Kosovën.

    Është dëshmuar tashmë, me zë e pamje, se Mimoza Kusari Lila është koordinuar me Radoiçiqin, dhe duke marrë parasysh përfitimet e tij edhe pas shpalljes në listën e zezë të SHBA-së dhe pas sulmit në Banjë, atëherë nuk ka asnjë dyshim se veprimet e saj përbëjnë një shkelje serioze të etikës dhe integritetit institucional.

    Është dëshmuar po ashtu akuza se ajo është koordinuar me Radoiçiqin për të eliminuar veteranët nga Ligji për Pagën Minimale, dhe kjo përbënte një shkelje të rëndë të besimit publik, me theks në moralin dhe nderin e luftëtarëve.
    Kjo përbën arsye të mjaftueshme për të kërkuar masa ligjore me vendim gjyqësor për mosqenie pjesë e institucioneve dhe funksioneve publike, e përcjellë edhe me largimin e saj nga Kuvendi. Kjo duhet të largohet nga pozitat publike për të shmangur çdo kompromis të mëtejshëm në dëm të integritetit politik shtetëror.

    Veprimi me masa ligjore e parlamentare justifikohet për faktin se përfaqësuesit e popullit duhet të veprojnë gjithnjë në interes të qytetarëve dhe jo në marrëveshje të fshehta që minojnë interesat e grupeve të caktuara, siç është në këtë rast kategoria më sublime, veteranët.

    Transparenca dhe përgjegjësia politike janë thelbësore për të ruajtur besimin e publikut në institucionet e qeverisjes. Këto publikime janë komprometim i interesave shtetërore, prandaj masat për të mbrojtur integritetin e institucioneve dhe për të ruajtur besueshmërinë e qeverisjes janë të domosdoshme.

    Nëse opozita ose grupet e tjera parlamentare nuk ndihen të përfaqësuara dhe të përfaqësuara ndershmërisht, çdo veprim politik ligjor do të ishte një formë legjitime presioni për të siguruar integritetin e institucioneve. Po kështu, janë të arsyetuara edhe veprimet e shoqërisë civile, duke i ngritur masat popullore që ndihen të fyer nga këto veprime kolaboracioniste, që të ngrihen në padëgjueshmëri civile. Ngase veprimet e pozitës përbëjnë një shkelje serioze të etikës dhe integritetit institucional.

    Ndërmarrja e këtyre veprimeve ligjore e kushtetuese dhe ndërgjegjësimi qytetar për veprim janë domosdoshmëri, për të mbrojtur besimin e vetë qytetarëve ndaj përfaqësuesve të tyre dhe për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.

    Nga Rubrika
    Opinione20 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Mosrespektimi ose shpërfillja e simboleve shtetërore nga një parti politike pjesë e sistemit politik shtetëror, veçanërisht kur bëhet fjalë...
    Opinione19 Dhjetor 2024
    Shkruan: Albert Prenkaj Në dritën e pritjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe ndryshimeve në pozitat kyçe...
    Opinione18 Dhjetor 2024
    Shkruan Blerim Shala:  Sekush që përpiqet të përcjell me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë duke i analizuar ato në një perspektivë disavjeçare...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.