×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përgjimet e kultivuesve të drogës: Më gjej një mik për prokuroren

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Prokuroria e Kukësit ka zbërthyer grupin që merrej me mbjelljen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Kukës, Shkodër dhe Lezhë, i cili u shkatërrua përmes një operacioni të gjerë në disa qytete të vendit.

    Siç mësohet, prokuroria dyshon se ishte Kreshnik Murataj nga Kukësi ai që organizonte grupin, pasi gjatë përgjimeve është konstatuar se personat e tjerë konsultoheshin me të për veprimet mbi mbjelljen, rritjen e bimëve të kanabisit si edhe transportin e lëndës narkotike pas tharjes.

    Pasi ishin kryer disa arrestime nga prokuroria e Kukësit, grupi në fjalë kërkon të futet në kontakt me prokuroren F.V. Në lidhje me këtë rezulton se në 24 shtator të vitit 2019, Kreshnik Murataj ka telefonuar shtetasin I.V duke i kërkuar që “t’i gjejë një mik prokurores F.V”, shkruan abcnews.

    Gjatë telefonatës I.V i thotë Kreshnik Muratajt se “F.V është bashkëshortja e F.GJ” dhe se “duhet të bëjë kujdes në biseda për këto gjëra në telefon”.

    Por grupi nuk dorëzohet. Gjatë të njëjtës ditë, prokuroria ka interceptuar një telefonatë tjetër, ku sërish Kreshnik Murataj telefonon një grua dhe e pyet nëse e njihte prokuroren F.V, por ajo i thotë se nuk e njihte.

    Disa orë më vonë, sipas prokurorisë, në telefonin e Kreshnik Muratajt vjen një telefonatë nga një person i identifikuar si djali i prokurores F.V, i cili i kishte thënë se punonte në një institucion të rendësishëm në Kukës.

    Prokuroria nuk ka më detaje se çfarë ndodhi mes grupit dhe prokurores në fjalë, por duket se grupi u alarmua pas disa operacioneve për shkatërrimin e parcelave të kanabisit në Kukës.

    Përgjimet e plota:

    Më datë 12.09.2019, ora 09:40, poseduesi i numrit të telefonit 068… (femër) i telefonon shtetasit Kreshnik Murata, ku flasin dhe thonë duke qeshur se na paskan futur në përgjim.

    Më datë 12.09.2019, ora 10:43, poseduesi i numrit të telefonit 068.. i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj, ku i thotë “a ike prej Avdylit”, ku Kreshniku i përgjigjet se “jo”.

    Më datë 12.09.2019, ora 11:02, poseduesi i numrit të telefonit 068… i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj.
    Më datë 13.09.2019, ora 11:11, poseduesi i numrit të telefonit 069… i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj, ku i thotë se erdhën ata (bëhet fjalë për policinë).

    Më datë 13.09.2019, ora 19:00, poseduesi i numrit të telefonit 068.. telefonohet nga shtetasi Kreshnik Murataj, ku Kreshniku i kërkon të heqë te Sinani, ku 140 i përgjigjet se “ta heq nesër”.

    Më datë 13.09.2019, ora 19:25, poseduesi i telefonit me numër 068… i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku komunikojnë me njëri-tjetrin për makinat e policisë që kanë dalë për kontroll.

    Më datë 14.09.2019, ora 06:46, poseduesi i numrit të telefonit 068… (femër) telefonohet nga shtetasi Kreshnik Murataj, ku flasin dhe thotë se ku është Gëzimi, apo i përgjigjet “në gjumë”, Kreshniku i thotë “thuaj se atje ka shumë punë”.

    Më datë 18.09.2019, ora 10:27, poseduesi i numrit të telefonit 068… (i identifikuar me emrin Akil Buna nga Laçi) i telefonon shtetasit Krehsnik Murataj, ku flasin me njëri-tjetrin dhe është në dijeni të veprimtarisë së tij.

    Më datë 21.09.2019, ora 09:52, i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj dhe i thotë “sot a ke ndonjë punë për mua se kam 7 muaj pa lëvizur” dhe shtetasi Kreshnik Murataj i thotë “hajde se për tre ditë jam shumë i ngarkuar”.

    Më datë 21.09.2019, ora 14:36, i telefon shtetasit Kreshnik Murataj dhe e pyet nëse e ka marrë në telefon Lindën dhe ai i përgjigjet se është në mal dhe ka një nga Gjirokastra me vete.

    Më datë 25.09.2019, ora 08:42, poseduesi i telefonit me numër 069.. (familjarët e Kreshnikut) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin me numër 068…, ku i thonë “shpejt, shpejt, se ka gjuetarë në mal”.

    Më datë 25.09.2019, ora 14:10, poseduesi i telefonit me numër 069… i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku e pyet se ka dalë kush lart dhe Kreshniku i përgjigjet se “po”, ku i tregon se “kanë dalë nja gjashtë makina nga Shikajt, nga unë dhe të Bexhet Sula”, ku i tregon se i ka thënë Elidoni.

    Më datë 25.09.2019, ora 22:40, poseduesi i telefonit me numër 068… (i identifikuar si Tiku nga Puka) komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj.

    Më datë 27.09.2019, ora 10:16, poseduesi i telefonit me numër 068… (i përgjigjet një femër) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numrin 068…, ku Kreshniku e pyet për prokuroren F. V., ku pasi komunikon me të ajo i përgjigjet se “nuk e njof”.

    Më datë 27.09.2019, ora 10:47, poseduesi i telefonit me numër 069… (i identifikuar si Visi djali i prokurores F. V.) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku i tregon se punon te Këshilli i Qarkut Kukës.

    Më datë 28.09.2019, ora 18:04, poseduesi i telefonit me numër 069… (Beni nga jugu) komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku i dërgon mesazh dhe e falënderon për pritjen.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.