Chelsea është shpallur edhe zyrtarisht kampione e Evropës për edicionin 2020/21.
Skuadra e Thomas Tuchelit ka triumfuar në finalen e sontme të Ligës së Kampionëve në “Estadio De Dragao” përballë Manchester Cityt, shkruan FrontOnline.
“Të Kaltërit” arritën ta mposhtin Manchester Cityn me rezultat minimal, 0:1.
Pas ndeshjes, ardhur reagimi i futbollistit më të shtrenjtë të Chelseat, Kai Havertz i cili e shënoi edhe golin e fitores sonte.
BIG KAI HAVERTZ ENERGY RIGHT NOW #UCLFinal https://t.co/Ex59OcOfji
— Roberto Rojas (@RobertoRojas97) May 29, 2021
Kur u pyet se si është të ndihesh që je futbollisti më i shtrenjtë i Chelseat, ai tha:
“Nuk më intereson fare, ne vetëm sa e fituam Ligën e Kampionëve”.
Ndryshe, Havertz u transferua te Chelsea nga Bayer Leverkusenu vitin e kaluar për 85 milionë euro./FrontOnline/