Me kërkesë të klubit të Prishtinës dhe me qëllim të përkrahjes së klubeve kosovare për paraqitje sa më të mirë në garat evropiane, përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur të lirojë nga grumbullimi i paraparë me përfaqësuesen katër futbollistët e skuadrës kampione të Kosovës.
Tashmë, Prishtina ka nisur përgatitjet për pjesëmarrje në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve, përcjell FrontOnline.
Kërkesa e klubit ka ardhur pas publikimit të listës dhe disa ditë pasi FFK-ja ua ka dërguar ftesat Gledi Micit, Endrit Krasniqit, Leonit Abazit dhe Lumbardh Dellovës, për dy miqësoret që do të zhvillohen në Antalia kundër Guinesë dhe Gambisë./FrontOnline/