×
  • Lajme
  • Lajme

    Përgatitja e seancës konstituive, opozita i thotë “po” takimit të ftuar nga Glauk Konjufca

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Opozita do t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për takim me liderët e partive politike, ku do të diskutohet për përgatitjen e seancës konstitutive të legjislaturë së nëntë.

    Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-në kanë bërë me dije se do të marrin pjesë në takimin e së martës.

    Zyrtarët e këtyre partive kanë bërë me dije se një takim i tillë është i paraparë me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës.

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë për gaztën Nacionale se PDK-ja do të jetë në këtë takim.

    “Po, do të marrim pjesë. Me rregulloren e re të Kuvendit, ish kryetari i fton partitë parlamentare për konsultime për rendin e ditës për seancë”, ka thënë Çitaku.

    Megjithatë, ajo ka thënë se PDK-ja ende nuk ka vendosur se kush do të shkojë në këtë takim.

    Edhe deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka bërë me dije se kjo parti do t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së Glauk Konjuca.

    Ai ka bërë me dije se kjo ftesë nuk është nga LVV-ja, por është ftesë që parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës.

    Në një prononcim për RTK21, ai ka treguar se cili është qëllimi i këtij takimi.

    “Absolutisht, po. Kjo ftesë e kryeparlamentarit nuk është ftesë e subjektit të LVV-së, por është ftesë institucionale të cilën e rregullon rregullorja e funksionimit të Kuvendit, ku thotë se kryeparlamentare fton partitë në takim konsultativ për të caktuar rendin e ditës dhe njëkohësisht rendin e ditës dhe ulëset e deputetëve dhe çështjet e tjera që funksionojnë në mbarëvajtjen e seancës së parë. LDK-ja do të marrë pjesë në takim me kryeparlamentarin Konjufca sepse konstituimi i legjislacionit të ardhshëm bëhet përmes rregullores dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë Hyseni.

    As AAK-ja e Ramush Haradinajt nuk do ta refuzojë këtë takim.

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se kjo partia do t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

    “Sigurisht e kemi obligim që partitë politike , sigurisht që do të marrë pjesë edhe Aleanca”, është shprehur Berisha.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive për legjislaturën e nëntë.

    Përgatitjet për këtë seance, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, i takojnë kryetarit të legjislaturës së kaluar, Glauk Konjufcës. Ky i fundit, së paku pesë ditë para seancës duhet të thërrasë një takim me krerët e partive që kanë fituar ulëse në Kuvend, për të diskutuar rendin e ditës dhe ndarjen e vendeve në sallë.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Youssef, është ai që e ka njoftuar sot presidenten Vjosa Osmani për njohjen e pavarësisë së...
    Lajme12 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e Forumit Diplomatik të...
    Lajme12 Prill 2025
    Ka vdekur këtë të shtune gazetari i vjetër i “Rilindjes”, shkrimtari dhe intelektuali Beqir Shkreli. Lajmin e ka bërë të ditur ish-ambasadori...
    Lajme12 Prill 2025
    Republika e Sudanit ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare të...
    Lajme12 Prill 2025
    Lahi Brahimaj, deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje në...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi mbrëmjen e së shtunës Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve ku do të prezantojë “programin për Shqipërinë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.