Ka përfunduar takimi për harmonizimin e programeve ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Takimi kishte filluar në ora 15:00 në selinë e LDK-së, ku temë diskutimi ishte harmonizimi i programeve në fushën e shëndetësisë dhe arsim.
Pas takimit, për medie u deklarua Glauk Konjufca, ai tha se shëndetësia dhe arsimi u diskutua sot dhe sipas tij ka qenë takimi i zhvilluar në pajtueshmëri dhe atmosferë të thellë bashkëpunimi.
“Një nga takimet që kemi pasur pajtueshmërinë më të madhe deri tash”
“Mund të ketë d hapësira të përbashkëta dhe të njëjta që dy subjektet politike i kanë konsideru të rëndësishme, jemi nis nga hapja e fushave për çka kanë nevojë ato p.sh., drejtësia, ekonomia, shëndetësia dhe arsimi, për këto kemi bisedu më shumë”
“Në takimi i radhës do flasim për mirëqenien sociale”
Ai tha se temat më të rëndësishme siç është dialogu do të diskutohet nga krerët e partive.
“Disa tema i kemi lënë të fliten nga nivelet më të larta, si nga Kurti dhe udhëheqësi i LDK-së”./Front Online/