Takimi në mes të kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të emisarit sllovak, Miroslav Lajçak, ka përfunduar rreth orës 17:00, raporton Euronews.
Ky takim kishte nisur në orën 15:00, pas takimeve të ndara që Bislimi dhe Petkoviq kishin pasur me emisarin Lajçak.
Ende s’dihet nëse ka pasur ndonjë progres lidhur me procesin e dialogut për normalizim të raporteve.
Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.