Ka përfunduar takimi mes kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti dhe përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.
Nuk ka asnjë informacion rreth temës që është diskutuar mes tyre.
Kjo edhe për faktin se asnjëri nuk janë deklaruar para mediave pas takimit.
Ndryshe, Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit.
Ai nesër do të takojë presidenten në detyrë Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.
Pas Kosovës, më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri me 5 mars.
Ndryshe, Lajcak ka vetëm edhe një muaj para se t’i skadon mandati, si përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Mandati atij mund t`i vazhdohet.