Efi dhe Mikela, dy shoqe të pandashme që u bënë të njohura në Big Brother VIP Albania, kanë ndarë rrugët.
Dyshja ishin gjithmonë të afërta, deri sa ndaluan së ndjekuri njëra-tjetrën në Instagram, një veprim që ngjalli kureshtje dhe pyetje për atë që kishte ndodhur mes tyre.
Ajo shpjegoi: “Miqësia nuk u prish në Big Brother. Unë mendoj se disa njerëz duhet t’i duash dhe t’i vlerësosh sa kohë i ke pranë. Në momentin që gjërat tuaja nuk përputhen më, është koha të ndahemi dhe secili të shohë jetën e tij. Unë nuk kam ditur ndonjëherë të them ‘jo’, kam qenë gjithmonë aty”.
Më tej, Efi zbuloi se është bashkëpronare me partnerin e Mikelës, por Mikelën nuk e ka takuar.
Ajo tha se ka pasur shumë grindje dhe hatërmbetje dhe në fund erdhën në përfundimin se nuk mund të vazhdonin më si shoqe.
Efi gjithashtu sqaroi se ajo nuk e ka hequr Mikelën nga Instagrami, duke lënë të kuptohet se ky veprim ka ardhur nga Mikela. /telegrafi