×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur nga grupi “Asnjë centë më shumë”, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Protestës kundër rritjes së çmimit të rrymës për 15% iu bashkuan edhe qindra qytetarë

    Nga sheshi “Skënderbeu”, protestuesit vazhduan për tek Ministria e Ekonomisë, atje ku lanë të gjitha parullat dhe adresimet që kishin.

    “Po i lëmë te zonja Ministre që të hënën t’i shohin aty. Nëse nuk merret vendimi, protestat tona masovike do të vazhdojnë”, tha aktivisti Sefaj.

    Ndërkohë në fillim të protestës aktivisti Besnik Shabiu tha se presin që institucionet e vendit të reflektojnë deri më datë 11 prill kur ZRrE ta marrë vendimin.

    “Deri ditën e premte më datë 11 prill, dita kur ZRrE ta merr vendimin, në presim që institucionet relevante të reflektojnë dhe të heqin dorë nga kjo vështirësi. Deri atëherë do të jemi të detyruar të ngrisim zërin dhe nuk do të lejojmë që jeta e qytetarëve të vështirësohet. Hiqni dorë nga kjo ide e shtrenjtimit të energjisë elektrike sepse do të përballeni me protesta masovike. Asnjë cent më shumë”, tha Shabiu, transmeton Klankosova.tv

    “Fatura jonë, pasuria juaj”, “Stop vjedhjes me tarifa”, “Jemi populli më i varfër në Evropë”, ishin disa nga parullat

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.