×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon plenarja e pestë e gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Është mbajtur Plenarja e Pestë e gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Kjo u bë e ditur përmes një komunikate dërguar mediave.

    Plenarja e cila zakonisht mbahet në Hagë me praninë fizike të gjykatësve, këtë u vit u mbajt përmes video-konferencës për shkak të pandemisë së COVID-19.

    “Me gjithë vështirësitë e krijuara, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës e përfunduan me sukses Plenaren e tyre Vjetore dhe dëshmuan se Kryetarja dhe gjykatësit vazhdojnë përmbushjen e mandatit të tyre pa vonesa”, thuhet në njoftim.

    Siç njoftohet, gjykatësit zgjodhën njëzëri gjykatësin Çarls Smith III si nënkryetar të ri në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit, nënkryetari ushtron detyrat e Kryetarit, në mungesë të Kryetarit ose në rast se Kryetari nuk mund të ushtrojë detyrat e tij.

    Kryetare Ekaterina Trendafilova i shprehu urimet gjykatësit Smith dhe deklaroi se zgjedhja e tij si nënkryetar është dëshmi e besimit që ai gëzon prej gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Kryetarja, Prokurori i Specializuar dhe Administratorja i informuan gjykatësit për zhvillimet më të fundit. Pas largimit të gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nga Plenarja, gjykatësit e tjerë vazhduan me kuvendimet dhe miratuan ndryshime të 30 rregullave të Rregullores së Procedurës dhe të

    Provave (Rregullorja). Ndryshimet qartësojnë disa dispozita dhe kanë si synim mundësimin e procedurave më efikase dhe më efektive. Në pajtim me nenin 19(5) të Ligjit, ndryshimet e miratuara të Rregullores do t’i referohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për të garantuar përputhjen e tyre me Kapitullin II të Kushtetutës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.