Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish kryeministrit shqiptar, Fatos Nano.
ABC News mëson se Nanos i është vendosur protezë e pjesshme dhe se ai do të vazhdojw të qëndrojë në spital për rehabilitim.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri shqiptar është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkri.