×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përfundon e qetë protesta e opozitës në Shqipëri – u bllokuan akset kryesore rrugore

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës u shtri sot në akset qendrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë qarkullimin e mjeteve.

    Opozita ka shpallur prej kohësh mosbindjen civile si një mjet për të kërkuar një qeveri teknike e cila të mund të organizojë “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërkohë që në parlament aksioni i saj synon bllokimin e veprimtarisë normale, raporton Zëri i Amerikës.

    Rrugët e hyrjes në kryeqytet, Tiranë, e po ashtu akset kryesore të lëvizjes drejt jugut, veriut dhe juglindjes, qëndruan të bllokuara. Në vendet e njoftuara për protestë, drejtues të opozitës vendosën automjetet e tyre, ndërsa atyre iu bashkuan disa qindra mbështetës. Për më shumë se 1 orë gjithçka kaloi qetësisht, por situata shënoi momente tensioni në hyrjen perëndimore të kryeqytetit dhe në daljen e qytetit të Elbasanit, kur policia nisi të bënte thirrje për lirimin e rrugës.

    Në Tiranë, pranë vendit të protestës forcat e policisë u rreshtuan me skafandra dhe mburoja duke avancuar drejt rrugës. Një lëvizje e tillë u pa si një shenjë provokimi nga drejtuesit e opozitës të cilat kërkuan me forcë tërheqjen e tyre. Nuk munguan dhe momente të shkurtra përplasjeje, me protestuesit që tentonin të shtynin gardhin e policisë.

    Në pjesët e tjera të rrugëve të bllokuara, gjithçka kaloi përgjithësisht e qetë, me episode të vënies së zjarrit grumbujve me goma makinash, apo shkurreve anës rrugëve.

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha në përfundim të protestës në hyrje të kryeqytetit, se “qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje” tha ai duke theksuar se “qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ai përsëriti se “mosbindja civile do të vazhdojë. Kthim pas nuk ka”. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Neshiq u arrestua të enjten së bashku me gjashtë të tjerë me akuza për krim të...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh. Veliaj iu drejtua ambienteve të Prokurorisë së...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) gjatë kohës kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po jepte deklarime...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit. Mbledhjen e mbylli kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Nga ky operacion dy persona janë shoqëruar në polici...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Përfaqësuesi i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarit joprokuror të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës sot u njoftua për një valixhe të dyshimtë afër një ndërtese banimi sot në Ferizaj. Policia tha se në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Ndërhyrjet në fotografi po bëhen me të madhe nga shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale. E radhës që ka dështuar me editimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.