Në seancë të mbyllur ka përfunduar dëshminë deshmitari i 95-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit, kanë përfunduar gjithashtu edhe seancat për këtë javë për të vazhduar më pas me 21 tetor 2024.
Në seancë të mbyllur, fillon dëshminë dëshmitari i 95-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët
Përditësuar: 10:49 – Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të enjten ka filluar dëshminë dëshmitari i 95-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar, i cili mban kodin W01158, është duke dëshmuar në seancë të mbyullur dhe pritet që si e tillë të përfundojë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.