Ka përfunduar baras pjesa e parë e ndeshjes së Ligës së Kampionëve në mes KB Trepçës dhe Keravnosit .
Çerku i parë i takoi minatorëve, të cilët e fituan me plot nëntë pikë epërsi, ku rezultati ishte 23-14, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa me të njëjtën epërsi, qipriotët u hakmorën ndaj “Minatorëve” në çerekun e dytë me rezultat 21:30.
Më i miri në pjesën e parë te Trepça ishte Cambridge me 13 pikë të shënuara, një top të vjedhur e një asistim, kurse te Keravnosi, më i miri ishte Vissariou me 11 pikë e një asistim.