Ushtarë të rinj amerikanë do t’i bashkëngjiten misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Një numër i caktuar ushtarësh tashmë kanë përfunduar trajnimet në Ioëa të SHBA-ve, dhe të njëjtit do të udhëtojnë për në Kosovë, ku do t’i bashkëngjiten kolegëve të tyre në “Bondsteel”, transmeton lajmi.net.
Kjo është bërë e ditur edhe me anë të një komunikate që Ushtria Amerikane ka lëshuar përmes Tëitterit.
“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision. Trupat kanë përfunduar trajnimet në Ioëa, dhe tani do të lëvizin për të marrë pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-së në Kosovë. NATO vazhdon të mbajë një ambient të sigurt për Kosovën”, thuhet në këtë njoftim.
Our ?? @USArmy soldiers are mission-ready! Troops have finished preparations in Iowa, USA and are moving out to participate in a @NATO peacekeeping deployment to #Kosovo. @NATO_KFOR continues to maintain a safe & secure environment for ?? Kosovo. #WeAreNATO pic.twitter.com/AXb1czGXQF
— US Mission to NATO (@USNATO) October 16, 2020