×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe lirimi i Thaçit nga Haga, dy pritjet kryesore nga emërimi i Grenellit

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2024

    Ish-Drejtori i Shërbimit të Zbulimit të Shtetit dhe ish-ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell, u emërua nga Presidenti Donald Trump si i Dërguari Special për Misione Speciale, një rol që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtarësh për ndikimin që mund të ketë në çështjet diplomatike dhe politike në botë, por edhe në Ballkan, veçmas mbi raportet Kosovë-Serbi, shkruan FrontOnline.

    Grenell ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke u angazhuar në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje ekonomike mes dy vendeve, e cila ka përfshirë elemente të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal.

    Në këtë proces, Grenell ka qenë një nga ndërmjetësuesit kyç të SHBA-së, duke përdorur ndikimin e administratës Trump për të nxitur angazhimin e palëve dhe për të promovuar një klimë të re të bashkëpunimit.

    Nën udhëheqjen e tij, janë realizuar takime të ndryshme dhe janë nënshkruar marrëveshje që kanë sjellë një risi në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, përfshirë marrëveshje për transportin dhe energjinë, si dhe për zhvillimin e infrastrukturës, e nënshkruar në shtator të vitit 2020 në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, nga ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti Donald Trump, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq.

    Nga kjo marrëveshje dhe po atë ditë, Kosova kishte përfituar njohjen nga Izraeli, pas një komunikimi që Presidenti Trump kishte me drejtuesin e shtetit izraelit, Benjamin Netanjahu.

    Emërimi i Grenell si i Dërguar Special për Misione Speciale mund të nënkuptojë një vazhdim të përpjekjeve të SHBA-së për të rritur ndikimin në rajon dhe për të mbështetur zhvillimet politike dhe ekonomike që kanë një rëndësi të veçantë për stabilitetin dhe paqen në Ballkan. Po ashtu, ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në drejtimin e politikave të jashtme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke synuar për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë për problemet e hapura në mes të këtyre dy vendeve.

    Ndërkohë, Grenell, personalisht ishte deklaruar edhe për akuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, duke e quajtur si ndjekje politike dhe edhe për këtë ka pritje positive se Grenell do e mbajë premtimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

     

    Haziri: Grenell, figurë kyçe për çështjet e Ballkanit në politikën e Trump

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për FrontOnline ka folur për emërimin e Richard Grenell dhe ndikimin e tij në politikën e Ballkanit, veçmas mbi raportet Kosovë-Serbi.

    Haziri theksoi se emërimi i Grenell ka të bëjë me detyrën që ka zgjedhur Presidenti Trump për ta dërguar në misione të veçanta.

    “Lufta në Ukrainë, lufta në Gaza dhe tensionet në Ballkan mbesin në fokusin e Trump.” u shpreh ai.

    Haziri theksoi gjithashtu se disa çështje të rëndësishme do të jenë në qendër të politikave amerikane, duke përfshirë raportet Kosovë-Serbi dhe funksionalizimin e Bosnjës-Hercegovinës, edhe raportin e Shkupit me Bullgarinë dhe deblokimin e rolit bullgar.

    “Lufta në Ukrainë, lufta në Gaza dhe tensionet në Ballkan mbesin në fokusin e Trump. Natyrisht që është njëra nga çështjet me të rëndësishme raportet Kosovë-Serbi dhe funksionalizimi i Bosnja-Hercegovinës, edhe raporti i Shkupit me Bollgarinë me debllokimin e rolit bullgar’’ potencoi ai.

    Haziri vuri në dukje përfshirjen e Grenell në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur angazhimin e tij në Marrëveshjen e Uashingtonit.

    ‘’Pa lehtësimin e SHBA-së nuk mund të ketë rezultate të prekshme. Zoti Grenell ka qenë i involvuar në Ballkanin Perëndimor, tek Marrëveshja e Uashingtonit. Tani cili do të jetë angazhimi dhe roli, mbetët me u zbardhë’’ u shpreh Haziri.

    Kadrijaj: Qeveria Kurti e sulmoi Grenellin me metodat më të këqija, shpresojmë në bashkëpunim më të mirë me SHBA-të

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për qëndrimet e saja ndaj Richard Grenell, duke e akuzuar atë për sulme dhe fyerje të njëanshme.

    ‘’Kjo Qeveri e ka atakuar me militantët e saj z.Grenell me metodat më të këqija të mundshme, duke e fyer dhe atakuar’’ tha ajo.

    Ajo gjithashtu komentoi ndikimin e Grenellit në procesin e Hagës, duke theksuar se nuk ka ndonjë informacion të ri lidhur me këtë çështje.

    “Për procesin e Hagës nuk kam ndonjë informatë,” tha Kadrijaj.

    Deputetja e AAK-së shprehu shpresën se marrëdhëniet me SHBA-në do të përmirësohen, duke u mbështetur në atë se çfarë kanë thënë zyrtarët amerikan.

     “E mira është se amerikanët kanë thënë se kanë raporte të këqija me Qeverinë dhe jo me popullin e Kosovës.”, potencoj ajo.

    Kadrijaj, tha se Qeveria Kurti duhet të largohet nga pushteti.

    ‘’Shpresojmë në bashkëpunim më të mirë me SHBA dhe kjo Qeveri të largohet nga pushteti.’’ deklaroj ajo për FrontOnline.

    Muhaxhiri: Pas Ukrainës dhe Gazas, vëmendja kthehet në Ballkan, Grenell do e vendos kartën ‘’merre ose lëre’’

    Analisti politik Artan Muhaxhiri,  për FrontOnline ka komentuar rolin e Richard Grenell dhe ndikimin e tij në politikën e jashtme amerikane, veçanërisht në dialogun Kosovë-Serbi.

    Muhaxhiri theksoi se Grenell ka besueshmërinë e Presidentit Donald Trump dhe i takon rrethit të ngushtë të tij.

    “Richard Grenell është politikan i cili e ka besueshmërinë e plotë të Presidentit Trump dhe i takon rrethit të ngushtë vendimmarrës. Ai konsiderohet si tejet efektiv në politikat Trumpiste”, thotë ai.

    Sipas analistit Muhaxhiri, Grenell do të jetë i përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi, një proces që sipas tij, do të fillojë pas përfundimit të dy krizave globale, Luftës në Ukrainë dhe asaj në Gaza.

    “Pas kësaj, është e pritshme që fokusi i Trump të zhvendoset në Ballkan, ku Grenell do të ketë rol vendimtar, si emisar, i cili e ka edhe besimin e Trump, por edhe përvojën”, ka deklaruar Muhaxhiri.

    Ai gjithashtu ka theksuar se nëse ky plan do të realizohet, ai do të ketë një karakter të prerë dhe të vendosur.

    “Ajo që është e sigurt është se plani eventual i Grenell dhe Trump për dialogun Kosovë-Serbi, merre ose lëre, pra nuk do të ketë hapësirë për biseda dhe negocime. Do të ketë presione të mëdha dhe palët që pranojnë planin e ofruar do të kenë dobi”. u shpreh Muhaxhiri.

    Rexhepi: Grenell do ta shfuqizoj Gjykatën Speciale

    Agim Rexhepi, përfaqësues i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, në një prononcim për Front Online, ku ka komentuar angazhimin e Richard Grenell në çështjet e Ballkanit dhe politikën amerikane.

    Rexhepi theksoi se tashmë dihet se Amerika do të jetë e para dhe këtë e ka thënë edhe vetë Presidenti Trump.

    “Gjithë e dijmë se Amerika do të jetë e para, e pastaj do të vijnë veprime politike për arenën ndërkombëtare”, duke nënkuptuar rolin udhëheqës të SHBA-së në trajtimin e çështjeve globale.

    Ai e cilësoi Grenell si një “personalitet të fuqishëm politik” dhe theksoi se “Grenell do të merret edhe me Ballkan dhe do të jetë i jashtëzakonshëm.”

    ‘’Grenell është personalitet i fuqishëm politik. Grenell do të merret edhe me Ballkan dhe do të jetë i jashtëzakonshëm’’ tha ai për FrontOnline.

    Rexhepi shtoi se institucionet kosovare duhet të angazhojnë lobin shqiptar në SHBA për të pasur ndikim tek presidenti Donald Trump dhe Grenell.

    “Duhet të angazhojnë lobin tonë në SHBA që mund të kenë ndikim tek Trump dhe Grenell,” tha ai.

    Një tjetër aspekt i rëndësishëm që Rexhepi përmendi ishte shpresa e tij për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ai u shpreh se Grenell edhe mund ta shfuqizoj Gjykatën Speciale.

    ‘’Unë shumë shpresoj se Grenell do ta mbajë premtimin e tij dhe që do ta shfuqizoj vendimin e Gjykatës Speciale dhe se kjo gjykatë nuk e ka kryer misionin e saj siç duhet dhe Grenell do ta mbajë premtimin’’ tha ai.

    Kusari-Lila për emërimin e Grenellit: Gjendja është dramatikisht më ndryshe krahasuar me vitin 2020

    Pas mbledhjes së kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, po ashtu ka folur për emërmimin e Richard Grenell, si emisar special për misione special nepër botë. Ajo tha se vendimet e presidentit të zgjedhur duhet të shihen si hap para drejt bashkëpunimit.

    “Natyrisht që vendimet e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës raport me politikën dhe gjeo-strategjinë janë vendime që duhet shikuar hapat përpara në frymën e bashkëpunimit e jo në frymën e kundërshtisë’’ tha ajo.

    Kusari, potencoj se situata është më ndryshe nga ajo që ka qenë me 2020.

    ‘’Mendoj që situata është dramatikisht më ndryshe në terren në Republikën e Kosovës me atë çfarë ka qenë në vitin 2020 dhe me marrëveshje të cilën janë arritur që ne prapë edhe sot e asaj dite vlerësojmë se ka mundur të ketë pasoja në veçanti për shembull ndarja apo menaxhimi i Liqenit të Ujmanit me Serbinë’’ u shrpeh Kusari Lila.

    Ajo u shpreh se ndarja e Liqenit të Ujmanit, është cenim i sovranitetit të Kosovës

     ‘’Që e konsiderojmë dhe e kemi konsideruar edhe në atë kohë që është një cenim i sovranitetit të Republikës së Kosovës për projekt dhe për infrastrukturë vitale, të cilën Kosova dhe qytetarët e saj në sistemin e kaluar kanë paguar dhe e kanë në pronësi”, deklaroi jo.

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Dhjetor 2024
    Bashkimi Evropian do të trajnojë 75,000 trupa ukrainase deri në vitin e ardhshëm, ka njoftuar kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas. Në një...
    Lajme16 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një mbrëmje festive dhe mobilizuese me qytetarë dhe veprimtarë të Degës...
    Lajme16 Dhjetor 2024
    Agim Rexhepi, përfaqësues i Shoqatës "Miqtë e Amerikës", në një prononcim për Front Online, ku ka komentuar angazhimin e Richard Grenell në...
    Të tjera
    Lajme16 Dhjetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje për marrëveshjen me turqit për fabrikën e municionit. Ai tregoi për llojin e municioneve...
    Lajme16 Dhjetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për qëndrimet e saja ndaj Richard Grenell, duke e...
    Lajme16 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për FrontOnline ka folur për emërimin e Richard Grenell dhe ndikimin e tij në politikën e Ballkanit,...
    Lajme16 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar disa takime. Ajo...
    Lajme16 Dhjetor 2024
    Katër nxënës serbë të Kosovës u lënduan në aksidentin që pësoi autobusi në Kralevë derisa po ktheheshin nga ekskursioni në Zlatibor të...
    Lajme16 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video duke folur para personelit shëndetësor. Hamza i ka thënë mjekëve, infermierëve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.