Një dyqan i tekstilit në Gjilan është përfshirë sot nga zjarri.
Policia ka konfirmuar për Express se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Akoma nuk dihen shkaqet sesi është përhapur zjarri brenda dyqanit.
“Rreth orës 10:00, në rrugën “15 Qershori” në Gjilan, është ndezur një lokal i tekstilit, në rrethana të panjohura, dëmet janë të konsiderueshme, të lënduar nuk ka. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar të gjitha njësitet përkatëse, njësiti i zjarrfikësve ende është në vendin e ngjarjes duke lokalizuar zjarrin…Për informata shtesë ju njoftojmë me kohë”, tha Ismet Hashani, zëdhënës në polici për rajonin e Gjilanit.